20:35 / E Hënë, 06 Nëntor 2017 / indeksADMonline

Ahmeti tregon dokumentet ku Pallati i Rinisë, kërkohet të futet nën pronësi të komunës (Foto)

Shpend Ahmeti kandidati Vetëvendosjes dhe njëherit Kryetari i Prishtinës, ka shkruar për kërkesën që kanë bërë në qeveri për të kaluar në pronësi të komunës Pallatin e Rinisë.

Ahmeti ka publikuar në profilin e tij në facebook, dokumentin për të cilin ai thotë se kanë dorëzuar në gusht të vitit 2016.

Postimi i plotë i Ahmetit në facebook:

Kur dikush nga qeveria e kaluar flet për Pallatin e Rinisë dhe ju premton për të ardhmen, është mirë me e pa letrën që ja kemi dërguar qeverisë në gusht 2016 për ta kaluar në pronësi të Komunës. Më shumë se një vit as edhe hapin më të vogël nuk e kanë bërë.

Qeveria e re ka inicuar këtë kalim të pronës. Ne jemi gati ta marrim përgjegjësinë edhe në investime në sallën e djegur, edhe në pjesën sportive, edhe në pjesën komerciale.