17:01 / E Shtunë, 20 Janar 2018 / indeksADMonline

Ahmeti tregon gjendjen e rrugëve të Prishtinës përmes Facebook-ut (Video)

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti ka shfrytëzuar rrjetin social Facebook që të tregoj se në çfarë gjendje janë rrugët e kryeqytetit.

Ai në një video të realizuar drejtpërdrejt në FB, tregon se sipas paralajmërimeve reshjet e borës pritet të ndalen rreth orës 17:15, transmeton Indeksonlnie.

Ai tregohet modest, del nga vetura dhe ecën nëpër borë duke filmuar rrugës dhe kompanitë që largojnë borën.

Kur qytetarët e shohin Ahmetin me telefon në dorë ndalin veturat për ta përshëndetur, duke u habitur me gjestin e tij. /Indeksonline/