14:58 / E Diele, 25 Mars 2018 / indeksADMonline

Ahmeti tregon se kur do të përfundojë projekti për rregullimin e shkallëve në “Arbëri”

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti ka thënë se kanë përfunduar të gjitha procedurat e prokurorimit për rregullimin e shkallëve të lagjes Arbëria.

Ahmeti ka treguar se projekti për këtë hapësirë parasheh punimet rreth 300 metra gjatësi me shkallë të gjera 2.5 metra të shtruara me gurë natyror me trashësi prej 10 centimetra, transmeton Indeksonline.

“I gjithë ky projekt pritet të përfundohet brenda 120 ditëve”, thotë Ahmeti.

Postimi i plotë:

Pasi që kanë përfunduar të gjitha procedurat e prokurimit, si për projektin fitues, ashtu edhe për atë që do ta realizojë, këtë javë kanë filluar punimet për rregullimin e shkallëve të lagjes Arbëria.

Projekti për këtë hapësirë parasheh punimet në rreth 300 metra gjatësi, me shkallë të gjera 2.5 metra, të shtruara me gurë natyror me trashësi prej 10 centimetrash. Do të rregullohet kanalizimi atmosferik, ndriçimi si dhe hapësirat përcjellëse për pushim. Po ashtu, do të ndahen këndet e lojërave për fëmijë, si dhe do të shtohen hapësirat e gjelbra rreth shkallëve.

I gjithë ky projekt pritet të përfundohet brenda 120 ditëve./Indeksonline/