75 Mall Live Search
13:19 / E Martë, 14 Prill 2020 / indeksADMonline

Ahmeti u tregon qytetarëve ku mund të drejtohen për çdo pyetje/kërkesë lidhur me masat e reja në situatën pandemike

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti tha se ende janë duke u marrë detajet e vendimit të mbrëmshëm të qeverisë për masat e reja që fillojnë nesër.

Sipas tij ato që i  kanë deri tani si informata do t’i ndajnë bashkë me qytetarët, duke bërë publike edhe email-in ku mund të parashtrohen pyetje apo kërkesa, transmeton Indeksonline.

Por sipas tij në rast të paqartësive, më së miri është me nejt në shtëpi.

Postimi i plotë:

Të nderuar qytetarë të Prishtinës,

Ende jemi duke i marr detajet e vendimit të mbrëmshëm të qeverisë për masat e reja që fillojnë nesër.

Ato që i kemi si informata do ti ndajmë me juve. Ata që kanë pyetje do të mundohemi të përgjigjemi. Ata që kanë probleme specifike do të mundohemi që ti zgjidhim.

Këtu jemi për juve!

Email adresa per pyetje/kerkesa eshte shtabi.pr@rks-gov.net

Numri i telefonit 038 245 666

në raste të paqartësisë më së miri është me nejt në shpi.

#rriNshpi