75 Mall Live Search
17:58 / E Shtunë, 03 Gusht 2019 / indeksADMonline

Ahmeti uron Mustafën: Uroj që këto zgjedhje t’shërbejnë për një Kosovë me më shumë zhvillim

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti ka uruar Isa Mustafën për rizgjedhjen Kryetar të Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Ahmeti ka uruar që këto zgjedhje të shërbejnë për një Kosovë me më shumë zhvillim dhe mirëqenie për qytetarët.

“Shfrytëzoj rastin qe në emrin tim dhe të Partisë Socialdemokrate ti uroj z.Isa Mustafa për rizgjedhjen si kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Uroj që këto zgjedhje të shërbejnë për një Kosovë me më shumë zhvillim, barazi, drejtësi dhe mirëqenie për qytetarët”, ka shkruar Ahmeti në facebook./Indeksonline/