75 Mall Live Search
13:56 / E Shtunë, 17 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Ahmeti uron për Pavarësi, bëhen bashkë për herë të dytë trojet shqiptare

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti ka uruar të gjithë qytetarët me rastin e dhjetvjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Republikës së Kosovës.

Ahmet ka treguar se Komuna që ai drejton i mirëpret Kryetarët e Komunave të, Tiranës, Tetovës, Preshevës, Gostivarit, Fierit, Ulqinit dhe Prizrenit në takimin e dytë të Unionit të Bashkive Shqiptare, transmeton Indeksonline.

Postimi i plotë:

Sot në dhjetëvjetorin e shpalljes së Pavarësisë së Republikës së Kosovës, Komuna e Prishtinës mirëpret kryetarët e Tiranës, Tetovës, Preshevës, Gostivarit, Fierit, Ulqinit dhe Prizrenit në takimin e dytë të Unionit të Bashkive Shqiptare.

Të gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës, urime festa e pavarësisë!

Lavdi dëshmorëve!./Indeksonline/