75 Mall Live Search
15:14 / E Mërkurë, 16 Dhjetor 2020 / Blerim

Ahmeti: Vendimet për ndalim të aktiviteteve në Kosovë gjatë pandemisë nuk janë marr në Komunë

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, përmes një postimi në FB ka thënë se bizneset nuk regjistrohenn në komunë e as nuk marrin leje për punë në komunë.

“Bizneset nuk i përcaktojnë aktivitetet në komunë e as nuk klasifikohen në komunë. Vendimet për ndalim të aktiviteteve në Kosovë gjatë pandemisë nuk janë marrë në komunë.

Por komuna ka vendos me i ndihmu bizneset e goditura gjatë pandemisë me një fond që po ashtu nuk e gjeni në komunat e tjera.

Krejt bizneset mikro dhe të vogla (të regjistruara në ARBK – nivel qendror) para marsit 2019 kanë pasur të drejtë aplikimi. Klasifikimi i biznesit në mikro dhe të vogla bëhet nga Administrata Tatimore (nivel qendror). Po ashtu kemi kërkuar që bizneset të jenë të goditura direkt nga vendimi i Qeverisë me ndalim direkt të atij aktiviteti përmes kodit të aktivitetit.

Pra, krejt këto kritere nuk janë sipas tekeve të komunës”, ka shkruar Ahmeti.

Ai ka thënë se për të mos qenë subjektivë ne kemi dhënë shuma të barabarta për krejt bizneset e një niveli. 7.000 kanë aplikuat online në proces transparent. Lista është dërguar në ATK për të konfirmuar se a janë nga Prishtjna, a janë mikro dhe të vogla dhe kodin e aktivitetit.

“Nuk ka ka pas proces të vlerësimit individual të secilit aplikacion. Kjo do të na bënte subjektivë. Nuk kemi shkuar te secili biznes për të parë se çka po bëjnë. Kemi marrë institucionet shtetërore përgjegjëse sipas ligjit për të konfirmuar se a ekzistojnë, a janë regjszruar dhe janë ndaluar gjatë pandemisë.

Titujt si Shpend Ahmeti ndan kaq euro për këto biznese janë propaganda me qëllim të ulët e besa edhe të poshtër. Unë nuk ndaj fonde specifike, unë nuk kam qenë pjesë e procesit e më e rëndësishmja komuna nuk ka bërë vlerësim të bizneseve se cili është i ndershëm e cili jo. Nuk jemi as polici për me vlerësu a është diçka ilegale a jo.

Por ja që Komuna e Prishtinës ndan fonde edhe për këtë portal që bën këso propagande. Sepse unë si kryetar nuk ndaj fonde dhe nuk janë paratë e komunës para të miat. As nuk diferencojmë bazuar në faktin se a rreni a jo. Përndryshe edhe shpifja është ilegale”.

Ndërsa në fund ka shkruar se një qëllim e ndihmë me të cilën janë pajtuar krejt partitë dhe prej të cilës përfitojnë mbi 4 mijë biznese mundoheni me njollos për klikime afatshkurta./Indeksonline