75 Mall Live Search
22:52 / E Martë, 28 Prill 2020 / indeksADMonline

Ahmeti: Zero raste, Prishtina është gati për zbatim

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka njoftuar se sonte ka 0 raste në Prishtinë me koronavirus, shkruan IndeksOnline.

Sipas tij është koha për kalendar që ju tregon qytetarëve se kur fillojnë të relaksohen masat.

Ahmeti tha se Prishtina është gati për zbatim.

“0 (zero) në Prishtinë e 10 në krejt Kosovën.  Është koha për kalendar që ju tregon qytetarëve se kur fillojnë të relaksohen masat.  Duke filluar nga dyqanet e vogla në fazën e parë e deri te gastronomia në fazën e fundit.  Kemi nevojë për planifikim dhe masa ekonomike.  Prishtina është gati për zbatim.  Bashkë me qytetarët do të je dalim.

#rriNshpi”, ka thënë ai./IndeksOnline/