75 Mall Live Search
13:07 / E Shtunë, 26 Mars 2022 / MSH

Ahmeti: Zjarret pyjore në vend alarmante, institucionet të marrin masat e duhura

Njohësi i çështjeve të emergjencave, Tahir Ahmeti, ka thënë se zjarret nëpër pyjet e vendit janë tëjet alarmante. Sipas tij, ato po shkaktojnë dëme të mëdha, qoftë nëse ndizen qëllimisht nga pakujdesia.

“Lajmet nga tereni për zjarret e shumta fushore dhe pyjore, që po ndodhin në anë të ndryshme të Kosovës, janë me të vërtet alarmante. Këto zjarre që në masë të madhe janë zjarrvënie të qëllimshme apo të shkaktuara nga pakujdesia, po shkaktojnë dëme tepër të mëdha duke djegur mijëra hektarë me pyje” ka deklaruar Ahmeti.

Tutje, ai u ka bërë thirrje organeve të rendit që të marrin masat e nevojshme për ndalimin e kësaj dukurie. Sipas tij, masat duhet të merren duke ndjekur rruget ligjore.

“Organet e rendit në Kosovë, duhet të marrin masat e nevojshme, në mënyrë që të ndalohet kjo dukuri e zjarrvënieve të qëllimshme nga persona të papërgjegjshëm, dhe të njëjtit të marrin ndëshkimet e duhura ligjore. Sipas ligjeve në fuqi të Republikës së Kosovës, inicimi i qëllimshëm i zjarrit që është me rrezik të përgjithshëm, është vepër penale dhe mund të sanksionohet edhe me burgim” ka shkruar Ahmeti në Facebook.