75 Mall Live Search
22:52 / E Mërkurë, 31 Korrik 2024 / L K

Ahmetxhekaj për artikullin e transmetuar: Ai që merr përgjegjësinë duhet të shkarkohet menjëherë

Ish-drejtori i RTK-së, Shkumbin Ahmetxhekaj, i cili ka dhënë dorëheqje nga kjo pozitë si pasojë e ‘presionit politik’, ka folur rreth ngjarjeve të fundit në Radio Televizionin e Kosovës. Ai ceku edhe ngjarjen e fundit ku RTK’ja ishte në qendër të vëmendjes pas publikimit të lajmi referuar “Slobodna Bosna”, ku sulmohen mediat kosovare.

Ahmetxhekaj deklaroi se drejtori ka mundur t’i marrë masat e të evitonte këtë situatë. Duke shtuar se kushdo që merr përgjegjësinë duhet të shkarkohet.

“Kushdo që e merr përgjegjësinë për publikimin e një lajmi të tillë ai duhet të shkarkohet. “Shpejtësia e vendimmarrjes do ta ndryshonte komplet situatën. Në RTK janë disa zinxhir komandues, ka burokraci për momentin shumë. Drejtori e ka në kompetencë edhe me rregullore brendshme,  atë natë ka mundur me i marrë masat dhe me evitu këtë skandal. Kërkim falje është normale, merr masa ndaj atij që e ka publiku dhe në rregull jemi”, ka thënë ai në Rubikon.