75 Mall Live Search
09:22 / E Enjte, 18 Janar 2024 / Gj. Sh

“Ai është më i miri”, Obi Mikel bëhet “horë” duke mbrojtur Lionel Messin

Të hënën në mbrëmje shtëpia më e madhe e futbollit në botë, FIFA ndau çmimet për më të mirët.

Lionel Messi ishte fitues i çmimit kryesor “The Best” dhe për këtë shumë kritika u adresuan te shtëpia më e madhe e futbollit dhe te ata persona që e votuan yllin argjentinas, shkruan Indeksonline

Ish-futbollisti i Chelseat, John Obi Mikel i doli në mbrojtje lojtarit të Inter Miami, pasi atij iu parashtrua pyetja “pse Messi fitoi këtë çmim”.

Në fakt, Obi Mikel u bë horë nga gazetarët, pasi ai thoshte se Messi e ka fituar Kupën e Botës dhe prandaj është më i miri.

Kurse gazetarët i treguan se në këtë çmim nuk hyn fare sezoni kur Messi dhe Argjentina u shpallen kampion botëror./Indeksonline/