Aida Dërguti tregon se a ishte pjesë e SHIK-ut, jep disa akuza për Vetëvendosjen
Nënkryetarja e Kuvendit, njëherësh deputetja e Partisë Social Demokrate, Aida Dërguti i është përgjigjur akuzave të Glauk Konjufcës se ajo ishte pjesë e SHIK-ut.
Dërguti ka hedhur poshtë këto duke thënë se asnjëherë s’ka qenë pjesë e organizatës së Kadri Veselit, shkruan Indeksonline

Fjalim i plotë:
Tash më shumë se 1 vit, prej ndarjes së VV-së po vazhdon një debat i degraduar që s’kam dashtë të përfshihem. Jam mësuar që tanë jetën të flas mirë për VV dhe në momentin që s’muj të flas mirë për VV kam vendos të heshtë.
Para Glauk Konjunca më ka apostrofuar si pjesë e SHIK-ut. Dhe ja kam borxh opinionit edhe pse e kam mundësin për padi për shpifje.
Po e them publikisht se nuk e mohoj asnjë ditë të veprimtarisë time. Shërbimi im në UCK ka qenë nder dhe krenari dhe kontribu modest.
pas përfundimit të luftës ku unë kam qenë pjesë e operacionit “Shigjeta” ne i kemi dorëzuar armët.
Detyra ime ka qenë verifikimi i personave që pretendonin se ishin në UÇK.
Meqë nuk kisha shërbyer në Zonën e Llapit mua më është dukur vetja që s’po muj me dhënë kontribuues. Kam qenë pjesë e G2 Korrik-Gusht dhe prej aty kam dal.
E vërteta është se SHIK-u është themeluar nga fundi i tetorit, pas transformimit të UCK-së.
Unë nuk e di a ka qenë Glauku apo s’ka qenë.
Debati për SHIK-un ka qenë debat midis PDK-së dhe LDK-së. Mendojë që pikërisht duke u marrë me debate koti i kemi anashkaluar shumë cështje të rëndësishme dhe kjo po na kushton.
Unë i thash Glaukut që më vjen shumë keq që ke marrë barrë për këtë betejë. Duke mos u mjaftuar me atë se çfarë ka ndodhë vazhdojnë akuza se ne jemi ndarë për shkak se ka qenë investim i SHIK-ut.
Ata se çfarë flasin aktivistet e SHIK-ut se unë, Dardani, ne kemi marrë miliona.
Në VV ka njerëz që e gjuajnë gurin dhe e fshehin dorën.
Borxh opinionit ja kanë Dardani dhe Albini në debat. Mendojë se pjesën më inkriminuese i kam në VV ku i kam 11 lëndë. Çdo veprim e kam bërë në mënyrë të vetëdijshme.
