Aida e Bardhi bashkojnë forcat për hitin e radhës

Dy nga emrat më të dashur të muzikës shqiptare, Bardhi dhe Aida Doci, kanë surprizuar fansat me një njoftim në rrjetet sociale.
Artistët kanë ndarë një video nga prapaskenat e projektit të tyre të ri muzikor, duke zbuluar se shumë shpejt do të publikojnë këngën e përbashkët me titull “I Pashpirt”.
Në postimin që kanë shpërndarë në rrjet, ata kanë dhënë një pjesë të shkurtër nga kënga, duke ngjallur menjëherë kureshtjen e ndjekësve. Me një melodi të ndjerë dhe vargje që prekin shpirtin, duket se “I Pashpirt” do të jetë një këngë e fuqishme që pritet të prekë zemrat e publikut.
Ky bashkëpunim nuk shënon herën e parë që Bardhi dhe Aida Doci vijnë në një projekt të përbashkët, dhe pritshmëritë janë të larta duke parë sukseset e tyre të mëparshme.
Fansat kanë reaguar menjëherë me entuziazëm në komente, duke shprehur padurim për publikimin e këngës që pritet të lansohet shumë shpejt në të gjitha platformat muzikore.
Duket se muzika shqiptare po përgatitet për një tjetër hit që do të dëgjohet gjatë gjithë vjeshtës!