75 Mall Live Search
09:03 / E Enjte, 06 Shkurt 2025 / MSH

AIP-ja me kërkesë për partitë politike: Mbrojini të dhënat personale të qytetarëve

Agjencia për Informim dhe Privatësi (AIP), në përmbushje të mandatit të saj ligjor për mbrojtjen e të dhënave personale të qytetarëve të Republikës së Kosovës, ka përsëritur kërkesën drejtuar partive politike në Kosovë për mbrojtjen e të dhënave personale, gjatë fushatës zgjedhore për zgjedhjet e 9 shkurtit 2025.

Sipas njoftimit, për të siguruar zbatimin e ligjit, Agjencia kërkon nga partitë politike zbatimin e detyrimeve ligjore për mbrojtjen e të dhënave personale të qytetarëve duke mos përdorur dhe ekspozuar të dhënat personale në komunikimet nëpërmjet postës elektronike (e-mail), mesazhet (SMS) dhe thirrjeve telefonike, pa pëlqim paraprak.

“Agjencia ofron bashkëpunim me të gjitha subjektet politike për të siguruar respektimin e së drejtës për mbrojtjen e të dhënave personale të qytetarëve të Republikës së Kosovës dhe bën thirrje që çdo informacion personal i mbledhur gjatë procesit të regjistrimit të votuesve, për realizimin e komunikimit me qytetarët gjatë aktiviteteve të fushatës zgjedhore të përdoret në përputhje me kërkesat ligjore.”, thuhet në njoftimin e AIP-së.