75 Mall Live Search
15:39 / E Martë, 25 Korrik 2023 / k.v

“AirSerbia” i bie trup mbi Prishtinë për të ateruar në Shkup, deklarohen nga AShNA (Foto)

Aeroplani i ‘AirSerbia’, i linjës së rregullt Beograd-Shkup, sot ka pasur rrugën më të shkurtë për të arritur në destinacion.

Sipas ueb-faqes ‘flightradar’, aeroplani ka kaluar mbi kryeqytetin e Kosovës për të ateruar në Shkup, ndonëse herëve tjera, aeroplani e shmangë hapësirën ajrore të Kosovës.

IndeksOnline ka kontaktuar me zyrtarët e Agjencisë së Shërbimeve të Navigacionit Ajror të cilët kanë thënë se në hapësirën e ulët ajrore që ata e menaxhojnë, s’ka pasur ndonjë aeroplan që ka kaluar nga Serbia në Kosovë, e që si destinacion ka pasur Maqedoninë.

“Vetëm nëse ka qenë në hapësirën e lartë ajrore, e cila menaxhohet nga Hungaro-kontrolli. E që kjo nuk është kompetencë e jona, por menaxhohet nga Hungaro-kontrolli, pasi që i është deleguar nga NATO”, kanë thënë nga Agjencia e Shërbimeve të Navigacionit Ajror./IndeksOnline/

LINKU