“Aisheh”, dueti që bën thirrje artistike për mirënjohje jetësore

Këngëtarët e dëshmuar në skenën muzikore, Alban Skenderaj dhe Arilena Ara së fundmi janë bërë bashkë në një projekt muzikor.
“Aisheh” është kënga e tyre më e re, përmes së cilës kanë sjellur para publikut një vlerë tjetër muzikore.
Kënga tekstin e së cilit e ka shkruar Alban Skenderaj dhe e ka kompozuar melodinë, sjell vargje të fuqishme të cilat përçojnë mesazhe të mirënjohjes për gjërat të cilat na rrethojnë në jetë.
Butësia e zërit të Arilenës dhe bukuria e interpretimit të Albanit bënë që kjo këngë t’i gëzoj artdashësit e dy këngëtarëve.