08:09 / E Martë, 24 Tetor 2023 / AR

Ajaksi shkarkon trajnerin pas fillimit të tmerrshëm

Trajneri i Ajaksit, Maurice Steijn, është larguar nga klubi përmes një marrëveshjeje të dyanshme pas një fillimi të keq të sezonit.

Klubi vendosi ta largojë Steijnin pas humbjes 4:3 nga Utrechti në fundjavë në kuadër të Eredivisie, ligës elitare holandeze.

Me këtë humbje, gjiganti i futbollit botëror numëron vetëm pesë pikë nga shtatë ndeshje teksa ndodhet në rrezik për të rënë nga liga.