Ajatollah Khamenei: Tubimet e sotme pro-qeveritare paralajmërim për politikanët amerikanë
Udhëheqësi Suprem i Iranit, Ajatollah Ali Khamenei, thotë se tubimet e sotme pro-qeveritare “erdhën si një paralajmërim për politikanët amerikanë që t’i japin fund mashtrimit të tyre”.
Khamnei thotë se ka qenë një “ditë historike”, ndërsa shton se këto “tubime të mëdha të mbushura me vendosmëri të vendosur penguan planet e armiqve të huaj që ishin menduar të zbatoheshin nga mercenarët vendas”, ka raportuar BBC.
Ai shton se “kombi iranian është i fuqishëm, është i vetëdijshëm dhe i njeh armiqtë e tij dhe është i pranishëm në çdo skenë”.

