Ajax detyron lojtarin e ri ta shkruaj 1000 herë në letër “Ajax është klubi më i bukur në Holandë”
Ka mjaft video qesharake të nënshkrimeve të lojtarëve. Kjo padyshim është njër andër to.
Kur Kjell Scherpen nënshkroi për Ajax nga FC Emmen, kishte një valë të pakënaqësisë mes tifozëve, ndërsa disa zbuluan se portieri 19-vjeçar kishte qenë përkrahës i Feyenoord kur ishte më i ri.
Feyenoord është sigurisht një nga rivalët më të mëdhenj të Ajax.
Scherpen madje e kishte përqeshur Ajaxin në vitin 2011, në llogarinë e tij në Twitter. Atëherë 11-vjeçar, Scherpen kishte thënë se klubi kishte “shumë fat”.
Jij bent niet welkom in Amsterdam #lekkerwegblijven pic.twitter.com/HNkA6d2zBu
— F-SIDE (@FSideNL) March 27, 2019
Si rezultat, kur ai ishte i lidhur me një lëvizje te Ajax, tifozët ultras F-SIDE, kishin thënë se portieri nuk ishte i mirëpritur në Amsterdam.
Por kjo nuk shqetësoi Ajaxin të cilët nënshkruan me portierin e ri dhe Scherpen zyrtarisht iu bashkua klubit në qershor.
Në një video të postuar në kanalet e mediave sociale të Ajax, Scherpen shihet në një tavolinë duke shkruar një frazë pa pushim: “Ajax is de mooiste club van Nederland”, e cila i bie “Ajax është klubi më i bukur në Holandë”.
Në total, portieri është detyruar për të shkruar frazën 1000 herë. /IndeksOnline/
'Ajax is de mooiste club van Nederland' ?? pic.twitter.com/UusaaWT8mG
— AFC Ajax (@AFCAjax) April 24, 2019