18:13 / E Hënë, 30 Tetor 2023 / Gj. Sh

Ajax emëron si trajner ish-futbollistin e tyre

Ajaxi i Amsterdamit ka emëruar John van ‘t Schip si trajner të përkohshëm. Ky emërim ka ardhur një javë pasi klubi hollandez shkarkoi Maurice Steijn.

Aventura e Steijn në klub mori fund pas një seri prej katër humbjesh në ligë që e la ekipin e Ajax në vendin e fundit të rënditjes. Të dielën ata morën vendimin zyrtar, pas humbjes 5-2 përballë PSV.

“Ajax emëron John van’t Schip si trajner të përkohshëm. Ish-lojtari i Ajax nënshkruan një kontratë me klubin nga 30 tetori 2023 deri më 30 qershor 2025,” tha klubi.

Kujtojmë që Van ‘t Schip ka është një prodhim i akademisë së Ajax, teksa tek klubi nga Amsterdami ka qëndruar plot 10 vite, nga 1982-1992.