23:38 / E Premte, 14 Qershor 2019 / indeksADMonline

Ajax i vendos çmim qesharak Ziyechit

Ajax e kanë kuptuar që nuk do të mund ta mbajnë futbollistin, Hakim Zieych.

Duke e parë këtë, ekipi nga Holanda i ka vendosur një çmim prej 30 milionë euro futbollistit maroken.

Ky çmim mund të cilësohet shumë i ulët duke parë perfomancat magjike të lojtarit.

Ai regjistroi 21 gola dhe 24 asiste këtë sezon, duke qenë më meritorët për suksesin e Ajax këtë sezon.

Skuadrat e interesuara për Ziyechin janë Liverpool dhe Arsenal./Indeksonline/