75 Mall Live Search
23:45 / E Enjte, 09 Janar 2020 / indeksADMonline

Ajax kërkon që ta rikthej De Ligtin prap në skuadër

Ajax ka kërkuar që Matthijs de Ligt të bashkohet përsëri me skuadrën e tyre por në formë huazimi.

Raportet tregojnë se klubi holandez i ka përcjellur paraqitjet e futbollistit me skuadrën italiane dhe pasi që ai nuk i është përshtatur lojës në Itali po e dëshirojnë rikthimin e tij në skuadër.

Kurse Maurizio Sarri, e ka lënë 20 vjeçarinë në stol gjatë tri ndeshjeve të fundit për shkak të formës së tij.

De Ligt është kritikuar mjaftë shumë për prekjet e tij me dorë, kurse në këtë sezon ka bërë 17 paraqitje për klubin italian./Indeksonline/