75 Mall Live Search
18:01 / E Premte, 05 Korrik 2019 / indeksADMonline

Ajax refuzon ofertën e Juventus për De Ligt

Ajax refuzon oferten e Juventus 55mln + 10mln bonuse, tani Barcelona ka shancin ta bëj për vetë De Ligt, shkruan skysports përcjell indeksonline.

Zyrtarët e lartë të Ajaxit, që e zotërojn kartonin e qendërmbrojtësit të ri, siç duket janë irrituar së tepërmi me klubin bardhezi, pasi që ata kanë arritur marrëveshjen me futbollistin për një pagë prej 12 milionë eurosh në sezon pa folur ende për çmimin e kartonit.

Kurse më vonë Juventus ka paraqitur ofertën zyrtare 55 milionë euro, plus 10 të tjerë bonuse, por që është refuzuar nga Ajax sepse kërkojnë të paktën 75 milionë euro.

Barcelona dhe PSG janë gati ta paguajnë shifrën e kërkuar nga Ajaxi, por nuk kanë marrë miratimin e de Ligt.