Ajax shfrytëzon krizën e Barcës, kërkon të nënshkruaj me Suarezin

Ajaxi është i interesuar të nënshkruaj me Luis Suarez gjatë këtij afati kalimtar.
Skuadra holandeze po kërkon të rikthej sulmuesin uruguaian në radhët e veta, sipas mediumit nga vendlindja e lojtarit, “Teledoce”.
Drejtori sportiv i Ajaxit, Marc Overmars është i hapur për të rikthyer në skuadër 33 vjeçarin që ishte pjesë e skuadrës para se të transferohej në Liverpool në vitin 2011.
Suarez mund të ishte nënshkrimi i përsosur për të shtuar përvojën në një skuadër të re të Ajaxit, e ngjashme me atë që ka bërë Huntelaar në sezonet e fundit. /IndeksOnline/