Ajax të pa mposhtur në “konak” të huaj
Ajax mposhti Tottenhamin në Londër me rezultat 0-1 në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.
Skuadra holandeze nuk e ka shijuar humbjen si mysafir këtë sezon në kompeticionin evropian, shkruan Indeksonline.
Në fazën e grupeve ata kanë barazuar me Bayernin dhe Benfikën derisa e kanë mposhtur AEK Athinën.
Në eliminimin direkt, Ajax ka mposhtur tre konkurrentët që ka luajtur deri më tani, Realin Juventusin dhe sot edhe Tottenhamin.
Të vetmen humbje këtë sezon në Ligën e Kampionëve, katër herë kampionët e Evropës e kanë nga Real Madrid me rezultat 1-2. /IndeksOnline/