75 Mall Live Search
15:31 / E Shtunë, 15 Shkurt 2020 / indeksADMonline

Ajaxi gjen zëvendësuesin e Ziyech

Sipas mediave holandeze Ajax ka gjetur zëvendësuesin e Ziyech.

Sipas asaj që shkruan AD, Ajax ka arritur marrëveshje për të nënshkruar me mesfushorin brazilian Antony nga Sao Palo.

19-vjeçari do të transferohet te Johan Cruyff ArenA në fund të sezonit, me një marrëveshje për 20 milion euro.

Antony do të jetë zëvendësues i Hakim Ziyech, i cili do të bashkohet me gjigantët e Premier League në Chelsea këtë verë.