20:08 / E Enjte, 23 Maj 2024 / Gj. Sh

Ajaxi i madh bëhet me trajner italian

Skuadra e Ajaxit ka zyrtarizuar trajnerin e ri për sezonin e ardhshëm.

Tekniku italian, Francesco Farioli është prezantuar si trajner i ri i gjigantit holandez, shkruan IndeksOnline.

Ai ka nënshkruar kontratë tre vjeçare, e vlefshme deri në vitin 2027 dhe është bërë trajneri i parë italian në historinë e Ajaxit.

Farioli sezonin që lam pas ishte trajner i skuadrës franceze, OGC Nice.

Stafi teknik i Ajaxit plotësohet nga ndihmës trajnerët Daniele Cavalletto dhe Felipe Sanchez Mateos, të dy gjithashtu nga OGC Nice./IndeksOnline/