75 Mall Live Search
08:55 / E Premte, 29 Shtator 2023 / L K

Ajaxi në krizën më të thellë në histori të klubit, zjarr, dorëheqje, kaos…!

Një nga klubet më të mëdha në kontinent, Ajaxi i Holandës po përballet me krizën më të madhe në histori të saj.

Gjendja në të cilën u la stadiumi i Ajax-it në ndeshjen kundër Feyernoord-it pas protestave të ultrasve ishte një pasqyrim i qartë i situatës që po kalon i gjithë klubi.

I katërmbëdhjeti në ligë, jashtë Champions League dhe duke pasur fillimin më të keq të një sezoni që nga viti 1964 ka bërë që tifozët të ngrihen në këmbë dhe të demolojnë gjithçka të klubit.

Drejtori sportiv është detyruar të japë dorëheqjen për shkak të presionit të ultrasve të dhe nga posti është larguar edhe kryetarja e Bordit Drejtues, Erlinga, shkruan Indeksonline.

Trajneri, Steijn, mund të jetë i pari që do ta bëjë këtë nëse nuk fiton skuadra në ndeshjen e ardhshme.

Kriza institucionale e ka prekur drejtorin sportiv, Sven Mislintat , pak më shumë se 100 ditë pas mbërritjes së tij. Marrëdhënia me trajnerin nuk ishte më e mira dhe këtë e dëshmuan edhe deklaratat e këtij të fundit në ditët e para se “Ne paraqitëm idetë tona , por Mislintat ka marrë vendime të ndryshme.”

Shtatë nga dymbëdhjetë nënshkrimet që mbërritën gjatë verës mbetën në stol në ndeshjen e fundit, gjë për të cilën tregon se menaxhmenti nuk ka koordinim me trajnerin.

Jurrien Timber, Mohammed Kudus dhe Edson Álvarez u larguan nga klubi dhe të ardhurit ishin kryesisht futbollistë të rinj, të panjohur dhe pa përvojë./Indeksonline/