Ajaxi “tmerr” për trajnerët kundërshtarë të Ligës së Kampionëve
Vjet Ajax arriti deri në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve, ku edhe u eliminua nga Tottenhami në një ndeshje që u vendos në sekondat e fundit.
Por skuadra holandeze ka qenë “mace e zezë” për secilin kundërshtar, që është ndeshur në sezonin e kaluar në garën e madhe evropiane.
Gjashtë skuadrat që është ndeshur, tri në fazën e grupeve dhe tri në rundin e eliminimit direkt i kanë shkarkuar trajnerët më pas.
Benfica, AEK, Bayerni, Real Madridi, Juventusi dhe së fundi Tottenhami i kanë shkarkuar trajnerët. /IndeksOnline/
