Ajër i pashëndetshëm mbi Prishtinë

Momentalisht, mbi kryeqytetin kosovar, ajri është i pashëndetshëm.
Sipas matësit të ajrit, IQAir, ajri në Prishtinë është 7.3 herë mbi parametrat normale të përcaktuara nga Organizata Botërore e Shëndetësisë, njofton Indeksonline.

Sipas IQAir, qytetarët duhet të evitojnë të gjitha aktivitetet në hapësira të jashtme sonte.
Ndotja momentale e ajrit është i dëmshëm për personat e ndjeshëm.
Ajër më i moderuar prtiet të jetë në ditët në vijim./Indeksonline/