Ajër shumë i ndotur edhe mbrëmë në Prishtinë
Prishtina natën e mbrëmshme e ka pasur ajrin shumë të ndotur.
Cilësia e ajrit natën e mbrëmshme ka arritur në shkallën 181, që do të thotë ajër i pashëndetshëm për personat që jetojnë në atë zonë.
Ndryshe, me një ajër të tillë po përballet jo vetëm Prishtina por edhe qytetet përreth.
Rikujtojmë, që ajri i ndotur ndikon që shumë fëmijë të lindin me probleme mendore e fizike dhe vret 7 milionë njerëz në vit./Indeksonline/