75 Mall Live Search
17:50 / E Hënë, 31 Maj 2021 / OSH

Ajet Potera i Vetëvendosjes e quan Ramush Haradinajn komandantin e parë të tij, e merr edhe një medalje

Ajet Potera nga Lëvizja Vetëvendosje ka pranuar sot një medalje nga kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj.

Haradinaj e ka vlerësuar lart veprën e Poterës duke kujtuar rikthimin e tij nga mërgimi për angazhimin në UÇK.

“Menjëherë pas fillimit të Luftës Çlirimtare, me 17 mars 1998, Ajet Potera u kthye nga mërgimi me grupin e Xhelal Hajdes – Tonit dhe u bë pjesë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Fati e deshi që Ajeti të plagoset rëndë në Baballoq, si bashkëluftëtar i imi në ZO të Dukagjinit.
Sot, me motivacionin për kontribut në çështje kombëtare, i kam ndarë medaljen “ME BESIM NË ZOT, ATDHE E SHTET”, në shenjë mirënjohje për sakrificën e tij për lirinë e vendit” shkruan Haradinaj në njoftim.

Ndërkaq, Potera e ka quajtur Haradinajn si komandantin e parë të tij.

“Sot pranova një mirënohje nga Komandanti im i parë i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës z. Ramush Haradinaj” shkruan Potera në Facebook.

Ish-kandidati për kryetar të Podujevës nga Vetëvendosje, Ajet Potera para pak ditësh ka shfaqur pakënaqësinë ndaj Vetëvendosjes duke thënë se “ne po votojmë, e ata po përfitojnë”./Indeksonline/