75 Mall Live Search
22:23 / E Hënë, 31 Maj 2021 / AR

Ajet Potera në VV apo AAK? Sqarohet gjithçka pasi mori medalje nga Haradinaj

Gjatë ditës së sotme ish-kandidati i LVV-së për kryetar të Podujevës, Ajet Potera është nderuar me mirënjohje nga lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, të cilin edhe e quajti komandant të parë.

Ky veprim u komentua shumë, madje edhe u tha që mund të jetë ndonjë kalim i Poterës në AAK.

Mirëpo të gjitha këto i mohoi Ajet Potera gjatë një prononcimi për Indeksonline.

May be an image of 2 people, people standing, people sitting and indoor

Ai tha se vazhdon të qëndrojë në Vetëvendosje, por se Haradinaj e nderoi për shkak se kishte qenë ushtar i tij që nga ditët e para të luftës në Kosovë.

“Nuk kam kalu në AAK, jam ushtar i Ramushit prej ditëve të para. Më ftoj për një kafe dhe më befasoi me një mirënjohje. Përndryshe neve na ndan partia, por luftën që e kemi bë bashkë, na bashkon. Nuk ka pasë diçka tjetër. Nuk e kam mendu kalimin në AAK. Jam në Vetëvendosje, por po më befasojnë disa media që po e marrin ndonjë postim. Ne jemi njerëz dhe shpeshherë reagojmë ndaj fenomeneve dhe dukurive. Unë jam familjar, po angazhohem pas familjes dhe nuk po kam mundësi me u marrë me demantim me gjëra të tilla dhe po e lë ashtu. E njëjta gjë ndodhi edhe sot, më ftoi për kafe”.

Tutje, Potera tregoi që edhe liderët e partive të ndryshme politike takohen çdo ditë dhe nuk është ndonjë gjë skandaloze.

E kish një angazhim ai dhe subjekti i tij, po do me i nderu shokët e bashkëluftëtarët e vet, edhe normal nuk e refuzova, asgjë tjetër nga ana ime. Nuk ka ndonjë ndryshim. Unë njerëzit nuk po mundem me i ndal me shkru e me thanë çka mendojnë. Ramushin e kom pas komandantin e parë në UÇK dhe si të tillë e respektoj, pastaj e kom pas Rrustem Mustafën Remin. Ata janë në subjekte të tjera politike, unë jam në subjekt tjetër politik. Ne jemi në një shtet demokratik dhe nuk duhet me qenë kaq skandaloze apo e pamundshme për me u taku dhe bisedu. Edhe liderët e partive të ndryshme takohen për ditë me njëri-tjetrin dhe bisedojnë për çështje të ndryshme”./Indeksonline/

Ajet Potera i VV-së: Do t'i nxjerrim si kumpira nga dheu tajkunët,  kriminelët e të korruptuarit - Gazeta Online INSAJDERI