Ajet Ajeti: Proces i rregullt zgjedhor në Podujevë (Foto)
Dalje e vogël është edhe në zonat rurale të qytetit të Podujevës.
Në shkollën “Kongresi i Manastrit” në fshatin Gllamnik deri më tash kanë dalur në votime 636 persona apo 24%.
Kryesuesi i kësaj qendre, Ajet Ajeti për Indeksonline tha se nuk ka pasur ndonjë incident dhe se procesi i votimit po vazhdon në gjendje të rregullt.
“Nuk ka pasur ndonjë incident, deri tash në këtë qendër kemi pasur 636 votues kurse gjatë orëve në vijim fluksi i votuesëve mund të rritet” tha Ajeti./Indeksonline/