Ajeti i lumtur: Shpresoj të vazhdoj në këtë mënyrë!

Futbollisti kosovar, Albian Ajeti shprehet i lumtur kur skuadra e tij Celtic e inkuadron atë në lojë.
Ajeti po vazhdon të ketë një formë të mirë në ligën e Skocisë. Ai po luan në cdo ndeshje me një mesatare prej 50 minuta për çdo ndeshje, shkruan IndeksOnline.
Futbollisti kosovar përmes një shkrimi, ka thënë se skuadra e tij është duke vazhduar me formë të mirë.
“Ekipi i fortë, shpirti i tyre luftarak na bën ne që të rikthehemi te fitorja”, ka thënë Ajeti.
23 vjeçari në pesë ndeshjet e fundit ka shënuar një gol, por shprehet tejet i lumtur.
“Unë jam gjithmonë i lumtur kur luaj. Më shumë i lumtur kur shënoj dhe i ndihmoj ekipit tim. Kjo është më serioze”, vazhdoi tutje kosovar./IndeksOnline/