75 Mall Live Search
18:35 / E Diele, 20 Shtator 2020 / C E

Ajeti i pandalshëm me Celtikun, top realizator i ligës skoceze

Albian Ajeti është duke shkëlqyer me fanellën e Celticut në Skoci.

Futbollisti nga Kosova po e udhëheq sulmin e skuadrës së madhe evropiane dhe tani ka marrë kreun e top realizatorit.

Ajeti shënoi në fitoren 3-2 të Celticut ndaj Livingstonin për të treguar edhe një herë formën e mirë që po kalon, shkruan Indeksonline.

Kosovari me pasaportë zvicerane ka shënuar golin e tretë në këtë takim në minutën e 52-të.

Përveç golit të shënuar, Ajeti ishte edhe asistues në golin e parë të realizuar nga McGregor.

Reprezentuesi zviceran tani ka shkuar në koutën e katër golave dhe ndodhet në krye të top shënuesve në kampionatin skocez. /IndeksOnline/