75 Mall Live Search
14:23 / E Mërkurë, 06 Prill 2022 / OSH

Ajeti për telefonatën e presidentëve: Putin e di me kë të konsultohet – sigurisht që me Vuçiq

Presidenti serb Aleksandar Vuçiq dhe presidenti rus Vladimir Putin zhvilluan një bisedë telefonike përgjatë ditës së sotme.

Sipas Kuririt, Putini e ka uruar presidentin serb për fitoren në zgjedhje, ndërsa Vuçiq i tha Putinit se do të vazhdojë ta udhëheqë Serbinë duke i ruajtur marrëdhëniet e tij të sinqerta dhe tradicionale me Rusinë.

Për këtë ka reaguar, ambasadori i Kosovës në Gjermani, Faruk Ajeti, transmeton IndeksOnline.

Ai tha se në këtë kohë tragjike për Ukrainën, Putini e di me kë të konsultohet.

“Në kohën tragjikë për Ukrainën, Presidenti Putin e di saktësisht se kë të telefonojë dhe me kë të konsultohet. Me kë tjetër- sigurisht me homologun e tij serb Aleksander Vuçiq”, shkroi në Tëitter./IndeksOnline/