Ajeti takohet me raportuesin gjerman të Kosovës në Këshillin e Evropës, bisedojnë për një temë të rëndësishme

Ambasadori i Kosovës në Gjermani, Faruk Ajeti është takuar me deputetin e Bundestagut gjerman dhe raportuesin e Kosovës në Këshillin e Evropës, Peter Beyer, njëherësh mik dhe mbështetës i Kosovës.
Ajeti njofton se gjatë takimit biseduan për domosdoshmërinë e integrimit të shtetit tonë në strukturat euro-atlantike, si dhe mbi marrëdhëniet e shkëlqyera ndërmjet të dyja vendeve.
“Një bisedë e jashtëzakonshme dhe mjaft frytëdhënëse me z. Peter Beyer, i cili është një mik dhe mbështetës i kahershëm i Republikës 🇽🇰 tonë. Gjatë takimit biseduam për domosdoshmërinë e integrimit të shtetit tonë në strukturat euro-atlantike, si dhe mbi marrëdhëniet shkëlqyera ndërmjet të dyja vendeve 🇽🇰🤝🇩🇪.
CDU CDU/CSU-Bundestagsfraktion Ambasada e Republikës së Kosovës në Gjermani/Botschaft der Republik Kosovo”, ka shkruar Ajeti./Indeksonline/