Ajka vrapon pas deleve, Bes Kallaku: Katunarja e babit, s’kishte si të ndodhte ndryshe

Bes Kallaku ka qenë shumë aktiv në këto ditë izolimi në rrjetet e tij sociale. Ndryshe nga ç’bënte më parë, ai ka publikuar shpesh momente të ndryshme nga jeta private, për të treguar si i ka kaluar ditët e karantinës me Xhensilën dhe vajzën e tyre, Ajka.
Ditën e sotme ai ka postuar një video, në të cilën shihet se ata janë “arratisur” për pak orë drejt fshatit. Në imazhe shfaqet Ajka që vrapon pas deleve në një lëndinë të madhe. Pavarësisht se Besi i thërret të ndalojë dhe të tregojë kujdes se mund të rrëzohet, Ajka vazhdon të vrapojë pas tyre pa u vënë veshin fjalëve të të atit.
“Katunarja e babit”, dëgjohet duke i thënë Besi në video duke qeshur.
“S’kishte si të ndodhte ndryshe, të ndodhte ndryshe s’kish se si”, ka shkruar ai përkrah videos së vajzës. Ndërsa Xhensila i ka komentuar: “U desh të njihesha me një katunar, që në botë të vije ti”.