75 Mall Live Search
18:48 / E Hënë, 06 Shtator 2021 / AR

“Ajo çfarë kemi përjetuar është vetë tmerri”/ Vëllai i 28-vjeçares shtatzënë që vdiq nga Covid-19, apelon për vaksinim

Ditë më parë ka vdekur nga koronavirusi 28-vjeçarja nga Vushtrria, Liberta Selaci, e cila ishte shtatzënë.

Vëllai i saj, Mek Selaci përmes një postimi në Facebook ka falënderuar të gjithë për ngushëllimet drejt familjes së tij, shkruan Indeksonline.

Ai tha që vdekja e saj duhet të na shërbej si mesazh për të gjithë që të respektojmë masat mbrojtëse nga ky virus, teksa apeloi për vaksinim.

Ajo çfare kemi pare e perjetuar ne keto jave, eshte vete tmerri“, ka shkruar ai.

Postimi i plotë:

Te nderuar dashamire nga e gjithe Kosova dhe mergata

Po e shfrytezoj rastin qe permes ketij postimi, te ju falenderoj per ngushllimet e bashkndjenjen qe treguat e po tregoni per familjen tone.

Fale besimit te pathyeshem ne Zotin fuqiplote dhe perkrahjen tuaj, ne po e kalojme kete humbje shume me lehte se sa qe mund ta imagjinoje ndokush.

I falemnderohemi te Gjithefuqishmit All-llah, qe pjesa tjeter e familjes jemi shendosh e mire.

Jemi tejet mirenjohes qe kishim fatin qe Liberta ishte dhe eshte bija jone, per te cilen do te ndihemi krenare tere jeten.

Vdekja e saj le te sherbej per gjithe neve si mesazh vetedijesimi per respektimin e masave mbrojtese nga ky virus.

Ju lutemi, kujdesuni per veten tuaj dhe per gjithe ata qe ju rrethojne.

Ajo çfare kemi pare e perjetuar ne keto jave, eshte vete tmerri.

Ju lutem, ju lutem deri ne qiell, mos e neglizhoni kete gjendje, mos e nençmoni kete pandemi.

Vaksinohuni!

Urojme qe më askush te mos perjetoje dhimbje e lot nga kjo situate e mallkuar!

Me dashuri per te gjithe ju,

Familja Selaci