75 Mall Live Search
21:35 / E Martë, 01 Korrik 2025 / FR

“Ajo meriton respekt”, Fondacioni ‘Frutex & Golden Eagle’ merr përsipër rregullimin e varrit të Leze Qenës

Pas raportimeve të fundit në media mbi gjendjen e rënduar të varrit të aktores së madhe shqiptare, Leze Qena, një ikonë e skenës dhe ekranit shqiptar që për dekada dha gjithçka për artin dhe publikun, Fondacioni Humanitar “Frutex & Golden Eagle” ka reaguar me një iniciativë të veçantë.

“Në shenjë respekti dhe mirënjohjeje për kontributin e jashtëzakonshëm të saj, Fondacioni ka vendosur të marrë përsipër rregullimin dhe sistemimin e plotë të varrit të Leze Qenës. Qëllimi është që ajo të prehet në një vend dinjitoz dhe të denjë për figurën e saj të shquar në artin shqiptar”

“Leze Qena nuk duhet të harrohet,” thekson Fondacioni, “Ajo meriton respekt dhe kujtim të përjetshëm, edhe pas largimit të saj fizik.”