Ajri i ndotur mbledh Kuvendin e Prishtinës
Gjendja alarmante e ajrit në Prishtinë ka ngritur në këmbë të gjitha institucionet qendrore dhe ato lokale.
Pos seancës që do të mbaj Kuvendi i Kosovës, për ajrin e ndotur do të mblidhet edhe Kuvendi Komunal i Prishtinës, shkruan Indeksonline.
Kujtojmë se Komuna e Prishtinës për të parandaluar nivelin e lartë të ndotjes së ajrit, ka ndaluar qarkullimin e veturave në kryeqytet. /Indeksonline/