75 Mall Live Search
21:00 / E Diele, 30 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Ajri i ndotur ndikon që të jemi më të lodhur dhe më budallenj

Shkencëtarët kanë paralajmëruar për ndikimin e emetimeve të gazeve të dëmshme në aftësitë njohëse njerëzore dhe hulumtimet tregojnë se deri në vitin 2100 do të ketë katër ose pesë herë më shumë dyoksid karboni në ajër.

Ata kanë zbuluar se një nivel në rritje i gazrave të dëmshme që çon në efektet serë mund të ndikojë te njerëzit në mënyrë që ata të bëhen më të lodhur dhe budallenj.

Lodhja pasdite që ndihet më mirë nga ata që punojnë në zyrat e mbyllura pa ventilim të mirë, mund të bëhet problem për të gjithë njerëzimin.

Në fakt, niveli i dyoksidit të karbonit rritet shpejt, ku nuk ka oksigjen të mjaftueshëm dhe ku ventilimi është i dobët, kështu që ata që punojnë dhe qëndrojnë brenda mund të ndihen së pari një letargji, një rënie në energji dhe ngadalësim.

“Rritja e niveleve të dyoksidit të karbonit jo vetëm që do të ndikojë në punëtorët e zyrave, por do të ndikojë në të gjithë popullsinë njerëzore deri në fund të shekullit,” paralajmërojnë shkencëtarët nga Kolegji i Universitetit të Londrës.

Kjo është hera e parë që shkencëtarët paralajmërojnë se çfarë  ndikimi do të ketë në aftësitë tona njohëse rritja e nivelit të gazrave të dëmshme që përbëjnë efektin serë, për shkak të përdorimit të lëndëve djegëse fosile.

Ata thonë se përdorimi i naftës, qymyrit dhe gazit natyror është arsyeja kryesore pse emetimet e dyoksidit të karbonit çojnë në një ndryshim kaq të madh klimatik në Tokë.

“Kapaciteti njohës i njeriut bie me rritjen e CO2”, shkruajnë shkencëtarët britanikë, duke shtuar se “ndikimi i drejtpërdrejtë i emetimeve të CO2 në funksionet kognitive të njerëzve mund të jetë e pashmangshme”.

Në raportin e tyre, ata paralajmërojnë se niveli i dyoksidit të karbonit në ajër deri në 2100 do të jetë katër deri në pesë herë më i lartë se sa është sot dhe, siç thonë ata, tani e dinë se nivelet e larta të CO2 ndikojnë në kujtesën tonë, koncentrimin dhe madje në mundësinë e marrjes së vendimeve.

Edhe pse ky hulumtim është ende në një fazë të hershme, tashmë ka treguar se rritja më e madhe e dyoksidit të karbonit në ajër do të ndodhë në Londër, ku gazrat e dëmshme do të jenë disa herë më të larta se mesatarja aktuale, për shkak të sasisë së lëndëve djegëse fosile.