12:02 / E Mërkurë, 11 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

Ajri i ndotur në Prishtinë, Vesa Luma e lumtur, që s’e ka këtë problem në Zelandë

Vesa Luma prej kohësh është zhvendosur në Zelandën e Re bashkë me bashkëshortin e saj, reperin Big Basta dhe djalin e tyre.

Këngëtarja e njohur përmes rrjeteve sociale tregon vazhdimisht se është mjaft e lumtur që ka marrë një vendim të tillë dhe se jeta e saj atje është e mrekullueshme, shkruan Indeksonline.

“Nuk paska lumturi ma të madhe se të jetosh si person i thjeshtë në një vend ku fëmija është mbret, thith ajrin e pastër, rrethohet nga një shoqëri pozitive, gjëra që as unë as Geri nuk i kemi përjetuar si fëmijë, ose s’kemi ditë as ëndrra të tilla me i pa, e si të rritur, për pak sa nuk mbetem tu jetu pa e ndje natyrën afër, njerëzit e vërtete, realitetin. Por ja që nuk qenka vonë dhe po e shijojmë bashke me Lianin tani edhe ne”, shkruan ajo.

Ndryshe, Vesa pak kohë më parë u rikthye në Prishtinë ku edhe publikoi projektin e ri muzikor në bashkëpunim me Denik Prizrenin./Indeksonline/