10:44 / E Enjte, 08 Qershor 2023 / MSH

Ajri i ndotur nga zjarret, amerikanët këshillohen të bartin maska

Miliona njerëz në Amerikën e Veriut janë këshilluar të mbajnë maska ​​N95 kur dalin jashtë, për shkak të niveleve të dobëta të cilësisë së ajrit, të shkaktuara nga zjarret intensive në Kanada.

Nju Jorku do të fillojë sot shpërndarjen e maskave falas, shkruan BBC.

Kanadaja ka thënë se njerëzit duhet të mbajnë maskë nëse nuk janë në gjendje të qëndrojnë brenda.

Zyrtarët paralajmërojnë se kushtet e rrezikshme për shkak të tymit pritet të vazhdojnë edhe gjatë fundjavës, transmeton Indeksonline.

Pjesa më e madhe e tymit vjen nga Quebec, ku janë duke u zgjeruar 150 vatra të zjarreve.

Më shumë se 15,000 banorë mund të detyrohen të evakuohen në provincë, thanë zyrtarët të mërkurën.

Guvernatorja e Nju Jorkut, Kathy Hochul, njoftoi të mërkurën se Nju Jorku do të shpërndajë një milion maska ​​për banorët e shtetit.

“Kjo është një situatë e përkohshme. Kjo nuk është Covid”, tha ajo në një konferencë shtypi. Guvernatori shtoi se autobusët dhe trenat e qytetit të Nju Jorkut kanë sisteme të filtrimit të ajrit me cilësi të lartë që i bëjnë ata forma të sigurta udhëtimi.

Organizatat e Mjedisit në Kanada kanë thënë se kushtet sot po përkeqësohen edhe në Toronto, pasi tymi atje po bëhet më i papërballueshëm.