12:13 / E Martë, 30 Janar 2018 / indeksADMonline

Ajri katastrofë në Prishtinë, kjo grua rrezikon foshnjën në shesh! (Foto)

Cilësia e ajrit të ndotur në Prishtinë ka arritur nivelin tejet të rrezikshëm për shëndetin e njeriut.

Matësit e kualitetit të ajrit tregojnë se vendi ynë prinë në botë si vendi i parë me ajrin më të ndotur.

Mirëpo, ndonëse institucionet  përgjegjëse kanë apeluar që t’iu shmangemi daljes (pa maska), njëjtë nuk po veprojnë personat më të të rrezikuar.

Në këtë foto të bërë nga “Indeksonline” shihet një grua teksa bartë foshnjes e saj me karrocë nëpër sheshet e kryeqytetit.

Ndryshe, ari i ndotur ka efekt të vogël por të rëndësishëm në shtatzëni dhe në shëndetin e bebeve dhe fëmijëve, sipas një raporti nga UCLA.

Nuk është po aq i dëmshëm sa duhanpirja gjatë shtatzënisë, por zhvillimi i mushkërive vështirësohet për shkak të efekteve dëmtuese të ndotjes së ajrit. /Indeksonline/

 

 

Temat: