14:59 / E Hënë, 21 Tetor 2019 / indeksADMonline

Ajri me nivel të lartë ndotjeje, në Obiliq

Drejtoria për Mbrojtje të Mjedisit pranë Komunës së Obiliqit ka ngritur shqetësimin e saj për gjendjen e krijuar dhe ndotjes së ajrit në Obiliq.

Kjo drejtori thotë se ky shqetësim vjen duke u bazuar në raportet e inspektuara nga inspektorët e saj dhe raportimet në media e rrjetet sociale.

Në reagim thuhet se nga e premtja deri sot ajri në Obiliq arrin nivel shumë të lartë të ndotjes.

Po ashtu, pranë këtij termocentrali është krijuar zhurmë dhe erë e cila është e pa durueshme për banorët, kryesisht në orët e mbrëmjes.

“Ne si Drejtori për Mbrojtje të Mjedisit kemi kërkuar disa herë nga Korporata Energjetike e Kosovës që për çdo problematik që paraqitet të njoftohen organet komunale, por një gjë e tillë nuk është duke ndodhur”, thuhet në reagim.

Ata kanë kërkuar nga KEK-u të jap raport të detajuar për gjendjen e krijuar nga Termocentrali A dhe ai B për ditët e përmendura, në mënyrë që të njoftohet saktë dhe qartë qytetari për shqetësimet e ngritur.