Ajri në Prishtinë katastrofë, cilësia e ndotjes arrin shkallën e fundit
Ajri në Prishtinë në këtë mbrëmje ka “prekur” edhe nivelin e fundit të ndotjes.
Sipas departamentit për matjen e ajrit në Ambasadën e SHBA-së, indeksi i cilësisë së ajrit është 383.

Me këtë ajër, Prishtina renditet në nivelin e gjashtë, i cili është edhe i fundit i ndotjes.
Me këtë ajër rrezikohet shëndeti i gjithë qytetarëve, prandaj rekomandohet që të qëndrojnë në shtëpi dhe të mos dalin jashtë./Indeksonline/
