75 Mall Live Search
11:03 / E Mërkurë, 02 Nëntor 2022 / shkelqim osmanaj

Ajri në Prishtinë, tabelat që tregojnë gjendjen në kohë reale

Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor përmes një tabele informuese, po njofton qytetarët për cilësinë e ajrit në kohën reale.

Të dhënat nga IMHK, të paraqitura në tabelë tregojnë se ajri sot në Prishtinë është shumë i ndotur, transmeton IndeksOnline.

Këto tabela janë vendosur nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor në bashkëpunim me Agjencionin Japonez për Bashkëpunim Ndërkombëtar./IndeksOnline/