00:11 / E Hënë, 21 Tetor 2019 / indeksADMonline

Akadamia e Kosovës për Siguri Publike ndan gati 10 mijë euro për gota të plastikës!

Akademia e Kosovës për Siguri Publike ka bërë njoftimin për tenderin e radhës.

Këtë herë, ky institucion ka nevojë të furnizohet me gota të plastikës, shkruan Indeksonline.

Sipas prokurimit, për tenderin në fjalë janë ndarë hiç më pak se 9mijë e 990 euro, derisa bëhet me dije se kontrata do të jetë e vlefshme për 12 muaj.

Tutje, bëhet e ditur se takimi për hapjen e tenderëve do të bëhet me datën 24 të këtij muaji. /Indeksonline/